Manaj, ftohet nga Kumani për sfidën ndaj Shtutgartit

Rej Manaj vazhdon me paraqitje të mira për skuadrën e Barcelonës, pasi që në dy paraqitjet e tij për ekipin e parë të Barcelonës ka shënuar 4 gola dhe ka shkëlqyer nën urdhërat e trajnerit, Ronald Kuman.

Pas këtyre paraqitjeve, sulmuesi shqiptar figuron në listën e futbollistëve të ftuar edhe për ndeshjen ndaj Shtutgartit, e cila do të zhvillohet ngë Gjermani, në kuadër të një miqësore parasezonale.

Manaj është ftuar bashkë me transferet e reja si Depaj megjithatë, Aguero dhe Messi do të mungojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button