Erik Garsia, shumë i dëshpëruar nga zëvendësimi
Skuadra e Barcelonës pësoi humbje 2:1 ndaj Xhironas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga. Erik Garsia u largua nga fusha në minutën e 73-të, duke u zëvendësuar nga Arauho.
Mbrojtësi u ndje shumë i dëshpëruar nga zëvendësimi, saqë gjatë gjithë kohës ishte me emocione dhe gati sa nuk filloi të qante. Skuadra e tij në fund pësoi humbje, duke u larguar edhe nga pozita e parë./Indeksonline/







