Eriksen: Goli ndaj Milanit ndryshoi gjithçka

Falë dëmtimit të Vidal, të cilin do ta vuajë për një muaj, rruga e danezit Kristian Eriksen duket se është pastruar përfundimisht. I intervistuar nga transmetuesi i vendit të tij, “Tv2”, Eriksen tregoi me krenari shpagimin me ngjyrat zikaltër.

 

 

“Ka qenë një sezon i vështirë dhe i luftuar, plot ulje dhe ngritje. Më në fund mund të them se po rimëkëmbem. Jo se kam dashur të largohesha nga Milano, në asnjë mënyrë, sepse gjithmonë kam luftuar për një vend tek Interi. Isha i sigurt që, nëse një mundësi do të më jepej, kisha për ta shfrytëzuar. Tani ndiej se e kam bërë këtë,” tha në fillim Eriksen.

 

Ndjenja me Milanon është gjithashtu e shkëlqyeshme; disponimi aktual shumë i lartë, falë “jetës së re” si pronar i mesfushës së Kontes

 

“Qëllimi im ishte të luaja. Kur nuk mund ta bësh këtë, situata bëhet e bezdisshme. Jashtë fushës gjithçka është fantastike, Milano është një qytet i bukur dhe familja ime është e lumtur këtu. Problemi ishte në fushë, këtu ishte diçka që mungonte. Të jem një lojtar i Interit ka qenë gjithmonë bukur, tani edhe më shumë,” tha mesfushori danez.

 

“Bekimi” sezonal i Eriksen është, pa dyshim, goli që i dha Interit suksesin në derbin e “Coppa Italia”, ndaj Milanit.

 

“Për disa ditë, pas ndeshjeve dhe stërvitjes, unë stërvitesha më shumë. Aplikoja veçmas goditjet e lira ose gjuajtjet në portë, pata mundësinë të përqendrohesha më shumë në detaje, pikërisht sepse nuk po luaja. Gjithçka filloi pas golit ndaj Milanit, kur njerëzit filluan të më shikonin me sy tjetër. Jam përmirësuar nga loja në lojë, ndihem i lumtur që shkoi në këtë mënyrë,” tha në fund Eriksen.

 

LEXO EDHE:

Back to top button