Milani më në fund merr lajme pozitive

Skuadra e Milanit ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë ndaj Man. Junajtedit në Liga Europa. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli, u paraqit në “Milanello” teksa titullarët punuan më shumë në palestër dhe bënë disa fizioterapi. Lajmi i mirë vjen nga fakti se Ismael Benaser ka bërë gjithë stërvitjen me grupin.

 

 

Algjeriani do të grumbullohet nga Pioli për ndeshjen ndaj Man. Junajted të enjten por pritet ta nisë nga stoli. Ndryshe ende paraqitet situata e Ibrahimoviçit. Sulmuesi suedez doli në stërvitje por u stërvitur pjesërisht me grupin dhe më pas veçmas dhe punë të përsonalizuar nga stafi atletik.

Ende fizioterapi për Manxhukiçin dhe paraqitja e tij në ndeshjen ndaj Man. Junajted duket e vështirë, ashtu si edhe ndaj Fiorentina. Terapi për Kalabrian dhe Romanjollin, kurse Kjaer është bashkuar me grupin.

LEXO EDHE:

Back to top button