Eriksen poston foto nga spitali: Jam mirë, por duhet t’i nënshtrohem akoma disa ekzaminimeve

Më e keqja duket se ka kaluar për mesfushorin e Danimarkës, Christian Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak në ndeshjen e së shtunës ndaj Finlandës.

Tre ditë pas problemit në zemër, ngjarje e cila prekur të gjithë botën, futbollisti ka postuar në rrjetet sociale një foto nga spitali.

Bashkëngjitur, Eriksen falënderon të gjithë për mbështetjen, ndërsa thekson se gjendja e tij shëndetësore është e mirë edhe pse duhet të kryej kontrolle të tjera në spital.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme dhe për mesazhet nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, por duhet t’i nënshtrohem akoma disa ekzaminimeve në spital. Mbështesë djemtë e Danimarkës në ndeshjen e radhës. Luani për Danimarkën”, shkroi Eriksen.

LEXO EDHE:

Back to top button