Eriksen te Junajtedi, fjalët e tij të para si lojtar i ‘Djajve të Kuq’

Kristian Eriksen është prezantuar më në fund tek Man. Junajtedi, ku ka folur fjalët e para si lojtar i anglezëve. Danezi theksoi se nuk është transferuar te “Djajtë e Kuq”, vetëm prej logos së klubit, por kërkon të jetë protagonist, ndërsa shtoi se stili i tij përshtatet me atë të trajnerit Erik ten Hag.

“Kam ardhur te Man. Junajted për të luajtur futboll, nuk jam këtu vetëm për logon e klubit. Dua të luaj, sigurisht edhe duke folur me trajnerin dhe duke dëgjuar idetë e tij.

 

Në aspektin sportiv ishte diçka e mrekullueshme që mund të përfaqësoj United. Mendoj se stili im i futbollit përshtatet me ten Hag, ose të paktën kështu shpresoj.

 

Debutim në Old Trafford? Kujtimet në Old Trafford janë nga më të bukurat, krijohet një atmosferë e mrekullueshme. Është vendi perfekt për të debutuar”, u shpreh Eriksen.

 

LEXO EDHE:

Back to top button