Erikseni nuk mund të luajë me Interin në Seria A?!

FIGC ka deklaruar që Kristian Eriksen nuk do të lejohet të paraqitet me Interin me defibrilatorin e montuar në zemër. Danezi pësoi sulm në zemër në qershor në ndeshjen ndaj Finlandës në “Euro 2020”, ku pas intervenimit bravoroz të stafit mjekësor dhe lojtarëve të skuadrës, veçanërisht kapitenit Simon Kjaer, ai arriti të mbijetojë. Mirëpo, atij me rekomandimin e ekspertëve iu vu një defibrilator afër zemrës, si masë parandaluese e ndonjë sulmi tjetër që do të aktivizohej automatikisht.

Gjendja e tij është përmirësuar, por ai nuk do të mund të luajë në Serie A pa e hequr pajisjen. Kështu ka deklaruar Federata e Futbollit të Italisë përmes mjekut të tyre, Françesko Brakonaro.

“Erikseni nuk do të mund të lejohet të luajë në Itali me pajisjen e defiriblatorit. Vetëm nëse ai e heq pajisjen, atëherë ai mund të rikthehet tek Inter dhe problemi zgjidhet”, deklaroi Françesko Brakonaro.

Edhe Dejli Blind kishte një pajisje të ngjajshme e cila i ndihmoi të rikthehet në futboll me Ajaksin pas sulmit në zemër, por siç duket rregullat në Serie A nuk e lejojnë një gjë të tillë

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button