Erling Haland: Penaltia? Ja pse isha shumë nervoz

Sulmuesi Erling Halland zgjidh ndeshjen mes kampionëve të Anglisë dhe Fulhamit me një penallti. Ndeshje që nuk shkoi shumë mirë për djemtë e Guardiola-s, të cilët vuajtën me një lojtar më pak ndaj rivalëve. E ka zgjidhur norvegjezi me një gol shumë të rëndë nga njëmbëdhjetë metrat që iu dha kryesimin në renditje “Qytetarëve” që presin ndeshjen mes Arsenal-it dhe Chelsea-t.

Një top që peshonte një ton. Dhe madje një futbollist shumë i ftohtë si Haaland ndjeu përgjegjësinë e ekzekutimit.

“Nëse më duhet të jem i sinqertë, u ndjeva vërtet pak nervoz, nuk mendoj se është e lehtë për këdo që të ekzekutojë një penallti në minutën e fundit, por në fund ka të bëjë me trajtimin e situatës në mënyrën e duhur dhe në fund ishte pikërisht ajo që bëra. Nuk më intereson shumë cilësia e ekzekutimit apo mënyra se si u fut topi në rrjetë. Thjesht e di që pas golit pata një ndjenjë të pabesueshme”, ka thënë sulmuesi për BBC.

Mungesa e futbollistit norvegjez u ndje shumë. Dëmtimi është lënë pas. Edhe pse padyshim që nuk duhet të jetë e lehtë të futesh në ndeshje nga stoli një situatë të tillë dhe me një lojtar më pak.

“Kam qenë jashtë për një javë dhe më në fund jam rikthyer. Është gjithmonë një ndjenjë e mirë të rifillosh pas një dëmtimi. Për mua ishte e rëndësishme të luaja dhe të hyja në fushë me energjinë e duhur për t’u përpjekur për të shënuar një gol. Këto tre pikë ishin vërtet shumë të rëndësishme.

Duhej t’i merrnim dhe ia dolëm. Kur luan 11 kundër 10 për 70′ në një kampionat si Premier Liga, është e vështirë për të gjithë, vërtet besoj se asnjë ekip nuk do të mund të luante një ndeshje si kjo në këto kushte. Por ne ia kemi dale,” tha në fund Haland për BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button