Erling Hallandi vendos rekordin e shumëpritur në Angli

Erling Haaland vendosi rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon në Premier Ligë. Sulmuesi i Man. Sitit shënoi golin e dytë të ndeshjes ndaj Uest Hemit në fitoren e 3-0 që arriti ekipi i tij.

Në total, 22-vjeçari norvegjez ka 35 gola në ligë. Ai tejkaloi Endi Kollin (1993/94) dhe Alan Shirerin (1994/95), të cilët shënuan 34 herë në një ligë me 22 ekipe, dhe me 42 ndeshje.

Lojtari i fundit që shënoi më shumë gola në një sezon në ligën më të mirë të Anglisë ishte Ron Dejvies, duke shënuar 37 herë në 1966/67.

LEXO EDHE:

Back to top button