Ermonela Jaho: Artisti flet me gjuhën e zemrës, me gjuhën e shpirtit

Ermonela Jaho: Artisti flet me gjuhën e zemrës, me gjuhën e shpirtit

“Programi 200” në kuadër të emisionit të sontëm sjell detaje përtej suksesit të sopranos Ermonela Jaho, për rrugëtimin e saj drejt realizimit të një ëndrre dhe një premtimi që sopranoja ia kishte bërë vetes. Jaho me shumë modesti e thotë se suksesi i saj është fryt i një pune shumë kolosale, shkruan Alsat.

“Është një rrugëtim i imi dhe që kur kam qenë e vogël kam dashur që të bëhem këngëtare operistike dhe është një realizim i ëndrrës time dhe është një detyrim, një premtim që i kam bërë vetes time, dhe këto janë frytet e një suksesi, po janë frytet e një pune kolosale, kështu që mendoj…ndihem mirë kur dëgjoj vlerësime të tilla, por në fund të fundit është një punë aq e madhe drejt një ëndrre të cilën unë e jetoj dhe piqet me Ermonelën çdo ditë, kështu që është rezultat i një pune kolosale. Suksesi është një armë me dy presa, mund të të bëj që të largohesh nga realiteti dhe të fillon ajo ndjenja e dëlirit të ndjehesh si i pakapshëm, i jashtëzakonshëm. Ose qëndro me këmbët në kokë dhe aty ku është realiteti. E mendoj që është pjesë e karakterit tim, dhe mendoj që një artist pa qenë një qenie humane, pa pasur këtë lloj energjie, pa u lidhur, pa rrezonuar me njerëzit, me jetën perëndishme, nuk mund të jetë një artis i mirë, sepse artisti flet me gjuhën e zemrës, me gjuhën e shpirtit”, tha Ermonela Jaho, soprano. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button