Ernest Gjoka nuk është më trajner i KF Shkëndija

Ernest Gjoka edhe zyrtarisht nuk është më trajner i skuadrës së Shkëndijës. Pas eliminimit nga garat evropiane dhe dy disfatave nga Riga e Letonisë, skuadra tetovare vendosi që të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin nga Shqiëria.

“Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.

Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen,” thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës në fazqen zyrtare.

 

Kujtojmë se Shkëndija në katër ndeshje evropiane , nuk shënoi asnjë gol dhe pranoi 9 gol.

LEXO EDHE:

Back to top button