Medalja e parë olimpike në atletikë në “Tokio 2020”

Atleti nga Etiopia, Selemon Barega është fitues i medaljes së artë në atletikë në Lojrat Olimpike në Tokio, pasi që triumfoi në garën e 10 mijë metrave.

Barega shtegun e 10 mijë metrave e kaloi për 27 minuta, 43 sekonda dhe 22 të qindta.

Atleti nga Etiopia la pas dyshen nga Uganda, Xhoshua Çeptegi dhe Xhejkob Kiplimo, të cilët në fund të garës duhej të kënaqen me medaljen e argjendit dhe të bronzit.

LEXO EDHE:

Back to top button