ESHR paraqet parregullësitë në Onkologji – Taravari nuk e di se ekziston një raport i tillë!

ESHR paraqet parregullësitë në Onkologji - Taravari nuk e di se ekziston një raport i tillë!

I pyetur rreth raportit të fundit të Entit Shtetëror të Revizionit, i cili konstatoi një sërë parregullsish në Klinikën e Onkologjisë, ministri i Shëndetësisë, tha se ende nuk ka njohuri se çka përmban raporti, shkruan Alsat.+

Ndërsa drejtori i Onkologjisë,  pa i komentuar parregullsitë dhe kritikat e revizionit, tha se do të veprojnë në bazë të rekomandimeve të revizionit.

“Për cilin  raport të revizionit  flisni? Për Onkologjinë. Unë ende nuk e kam marrë, nëse e di drejtori….”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

“Pak  kohë më parë e mora raportin e revizionit, dhe së bashku me ekipin kemi paraparë plan aksional dhe do të veprojmë në korrektësi me rekomandimet e raportit të  revizionit”, u shpreh Igor Stojkovski drejtori i Onkologjisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button