Është planifikuar rr. “Cvetan Dimov” të bëhet bulevard, thotë Shilegov

Rruga Cvetan Dimov në Çair është paraparë të bëhet bulevard, tha në emisionin e sotëm në “Rruga drejt” në Alsat, kryetari i komunës së Shkupit, dhe kandidati për një mandat tjetër, Petre Shilegov. Sipas tij, në rrjedhë janë negociata me kryetarin aktual të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Plani është në mandatin e ardhshëm ta depërtojmë atë rrugë, prandaj nënshkruam marrëveshje dhe kontratë me kryetarin aktual të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, per ta depërtuar rr. Cvetan Dimov, te Xhamia e Jaja Pasha, të bëhet bulevard “Cvetan Dimov”, me gjashtë korsi, me gjelbërim në mes”, tha Shilegov.

LEXO EDHE:

Back to top button