Është vetëm 12 vjeç, por luan si një Dj profesionist

Alesio Gjika, 12 vjeçari nga Lushnja pasionin për muzikën e ka nisur që kur ishte fare i vogël. Në fillim nisi të këndonte, por më pas kuptoi se e gjente veten më mirë në profesionin e Dj-t.

Sot, ai ftohet nëpër dasma dhe evente të ndryshme. Gjatë bisedës në studio, Alesio tha se shpesh njerëzit habiten kur e shikojnë në evente.

“Njerëzit habiten shumë kur më shikojnë duke luajtur. Thonë si është e mundur. Gjithmonë kur kam qenë i vogël rrija pas Dj. Shikoja se çfarë lëvizjesh bënin.”, tha ai./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button