100 ditët e invazionit rus në Ukrainë tronditën botën

100 ditët e invazionit rus në Ukrainë tronditën botën

100 nga pushtimi rus i Ukrainës, në sheshin kryesor të Kievit vazhdojnë të qëndrojnë postblloqet e shumta.

Lufta çdo ditë ka sjellë pamje tronditëse. Dhjetëra mijëra ushtarë e civilë janë vrarë. Fabrika, spitale, ura, shkolla dhe banesa janë shkatërruar tërësisht. Miliona ukrainas u detyruan të largohen nga vendi.

Luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin Donjecku Verior, ndërsa zyrtarët kanë thënë se rusët kontrollojnë 80 për qind të territorit të qytetit. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se forcat ukrainase kanë arritur që të rezistojnë ndaj ofensivës ruse në qytetin kyç të Donjeckut Verior.

“Situata në Donbas nuk ka ndryshuar gjatë ditës së kaluar. Kemi arritur sukses në betejën për Donjeckun Verior. Situata atje është shumë e rëndë, ashtu dhe në qytetet e afërta. Ka shumë rajone ku po përballemi me një sulm të madh rus”, deklaroi Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

Ndërkaq, Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se konflikti është bërë “një luftë shkatërruese”. “Nga natyra, luftërat janë të paparashikueshme dhe prandaj ne vetëm duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë”, tha Stoltenberg. Ai shtoi se pret që fundi i kësaj lufte të vendoset në tavolinën e negociatave, duke shtuar se çfarë ndodh në negociata lidhet ngushtë me situatën në fushëbetejë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button