Estonia do t’ua ndalojë turistëve rusë hyrjen në këtë vend

Estonia do t’ua ndalojë turistëve rusë hyrjen në këtë vend

Ministria e Jashtme e Estonisë në krye me Urmas Reunsalu, ka njoftuar se ky vend mëton që Brenda pak jave t’ua ndalojë hyrjen qytetarëve rusë.

Urmas Reunsalu shtoi se një veprim të tillë do ta ndërmarrë në koordinim me partnerët rajonal.

“Do të kërkojë pak kohë, por mendoj se koha gjithashtu është kritike, shikoni shifrat e qytetarëve rusë që futen në vendin tonë”, tha ai për Reuters, dy ditë pas takimit me homologët nga vendet anëtare të BE-së.

Takimi i ministrave të Jashtëm ka vendosur që ta bëjë më të shtrenjtë dhe të komplikuar, sigurimin e vizave turistike për rusët brenda bllokut.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko, ka thënë se Moska nuk do të qëndrojë duarkryq – duke paralajmëruar “pasoja” për vendet që synojnë të ndërmarrin një veprim të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button