Estonia u ndalon hyrjen rusëve, shkak lufta në Ukrainë

Estonia u ndalon hyrjen rusëve, shkak lufta në Ukrainë

Estonia vendosi të ndalojë qytetarët nga Rusia fqinje të pajisur me viza turistike për të hyrë në vendin baltik.

Lejimi i qytetarëve rusë për të vizituar Estoninë, apo Evropën përmes Estonisë, bie ndesh me kuptimin e sanksioneve të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, ka deklaruar ministri i Jashtëm vendas.

“Ne ramë dakord që Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme të përgatisin propozimet e tyre për javën e ardhshme në lidhje me çështjen se si të mbyllim kufijtë e vendit për qytetarët e Federatës Ruse që kanë një vizë Schengen që nuk është dhënë në Estoni”, tha Urmas Reinsalu, ministër i Jashtëm i Estonisë.

Duke vendosur sanksionet, Estonia dëshiron që Rusia të mos jetojë dot një jetë normale edhe në nivelin e qytetarëve, theksoi shefi i diplomacisë estoneze.

Ai shtoi se, qeveria kishte konstatuar një rritje masive të numrit të qytetarëve rusë që mbërrijnë apo kalojnë kufirin përmes Estonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button