Ethemi shkëlqen me dy asiste në fitoren 4:2 të İstanbulspor-it

Bursaspor mundet me shifra bindëse 2:4 në terren të vet nga Istanbulspori, ndërsa shkëlqen me super paraqitje reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Et’hemi. Tetovari u dallua me lojë të mirë, kishte disa mundësi shënimi e raste të krijuara për shokët, dy prej të cilave u shndëruan në gola.

Fillimisht në minutën e 20-të Et’hemi prodhoi aksionin për 0:2, kur i nxori portën e zbrazët Sarikaya-s, ndërsa në minutën e 76-të ish-kapiteni i Kukësit sjell një “mjeshtëri” të vogël kur me thembër shërben për Ibrahim Yilmaz që shënoi për 1:4.

Në fund sfida u mbyll me shifrat 2:4, ndërsa vlen të ceket edhe super goli i shqiptarit nga Kosova, Jetmir Topalli që shënoi golin e tretë të Istanbulsporit.

LEXO EDHE:

Back to top button