Evropa po përballet me thatësirën më të në 500 vjet, cilat vende janë më të rrezikuara?

Mungesa e ujit nuk prek vetëm bujqësinë, por edhe fusha të tjera si sektori i energjisë. Thatësira e vitit 2022 mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit.

Ky është vlerësimi i parë i Observatorit Evropian të Thatësirës dhe duhet të konfirmohet me të dhënat përfundimtare në fund të sezonit, sipas Komisionit Evropian. Në raport thuhet se thuajse gjysma e kontinentit kërcënohet nga thatësira, situata është alarmante në 17% të sipërfaqes.

Ekspertët theksojnë se ndikon keq në të mbjellat e verës. Misri, soja dhe luledielli janë më të prekurit, raporton Deutsche Welle.

Thatësira e madhe po përhapet dhe po prek edhe lumenjtë. Sasia e reduktuar e ujit rezulton në shqetësime në sektorin e energjisë si në sistemin e ftohjes së termocentraleve dhe funksionimin e tyre.

Rreziku i thatësirës është rritur në Itali, Spanjë, Portugali, Francë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Rumani, Hungari, Serbinë veriore, Ukrainë, Moldavi, Irlandë dhe Britaninë e Madhe, thuhet në raport.

LEXO EDHE:

Back to top button