“Exor” dhe familja Anjeli dorëzohen, Juventusi vihet në shitje

Problemet e fundit financiare dhe hetimet e nisura për mashtrime me pagat e lojtarëve gjatë kohës së pandemisë e kanë bërë shumë të pa qartë të ardhmen e gjigantit italian, Juventusit. Sipas gazetarit italian Massimo Brambati, “Exor” dhe Anjelli do të ishin të gatshëm të dëgjonin oferta për Juventusin sezonin e ardhshëm. Klubi italian ka pësuar humbje të mëdha dhe për këtë arsye kompania mund të jetë e përgatitur të shesë “Zonjën e Vjetër”.

Me situatën financiare të klubit duke u përkeqësuar vazhdimisht, duket se “Exor” dhe familja Anjelli do të dorëzojnë pronësinë në fund të sezonit.

“Kam pasur gjithashtu lajmin se pronësia aktuale mund ta shesë Juventusin. Është aseti i vetëm me humbje i “Exor”-it. Dhe unë e kisha këtë lajm si të tjerët, të një shitjeje në një fond të Katarit apo amerikan, që mund të materializohej në verën e 2023-shit”.

LEXO EDHE:

Back to top button