FA Kupa, Mançester Junajtedit i buzëqesh fati në shortin e gjysmëfinales

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e FA Cup, aty ku Mançester Junajted ka qenë me fat. “Djajtë e Kuq” do të përballen me Koventrin, duke shpresuar që të kalojnë lehtësisht në finale të turneut.

Në anën tjetër, derbi i gjysmëfinales do të jetë mes Man. Sitit dhe Çellsit, me “qytetarët” që janë favorit në letër për të fituar këtë përballje, por edhe gjithë garën.

Kujtojmë se në çerekfinales Man. Junajted eliminoi Liverpullin në kohën shtesë, me rezultatin 4-3. Në anën tjetër, Çellsi mposhti Lesterin me rezultatin 4-2, ndërsa Man. Siti mundi Njukasëllin me 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale. Vulverheptoni u befasua nga Koventri, duke humbur me shifrat 3-2 në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button