MPB-ja njofton: 119 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

MPB-ja njofton: 119 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (17.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba, nga të cilat: 16 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 11 për mosvënien e rripit të sigurisë…, shkruan Alsat.

“Kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button