VIDEO/ Bardhi shënon gol, por Fenerbahçe merr fitoren dhe goditet nga tifozët vendas

Fenerbahçe ka marr një fitore të madhe në transfertë ndaj rivalit Trabzonspor me rezultatin 3-2, por ajo që u pa në fund, nuk i takonte një ndeshje futbolli.

Fenerbahçe kishte shënuar dy herë me Fred në pjesën e parë, ndërsa ndeshjen e hapi goli i bukur i Enis Bardhit nga goditja e dënimit. Trezege barazoi nga penalltia për 2-2, por këtu nuk u mbyll takimi. Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Batshuaji shënoi golin për 3-2, që doli të jetë i fitores për Fenerbahçen.

Futbollistët mysafirë festuan fitoren në mesin e fushën, por kjo nuk zgjati shumë, pasi tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën. Ata sulmuan lojtarët e Fenerbahçes fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit.

Tifozët vendas edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndaluar drejt lojtarëve të Fenerbahçes, duke lënduar Dominik Livakoviçin dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartall.

LEXO EDHE:

Back to top button