Fabio Kapelo: Në Katar festuam fundin e “tiki-taka”-s

Ish-trajneri Fabio Kapello është shprehur se Kampionati Botëror, pos tjerash, ka shënuar edhe fundin e futbollit “tika-taka”.

Italiani, duke iu referuar ndeshjes Marok – Spanjë, e cila përfundoi në të mirë të afrikanëve, tha se kjo humbje, për spanjollët, që njihen se luajnë futboll me shumë pasime, shënoi fundin e këtij sistemi loje.

“Në Katar festuam fundin e tiki-taka-s. Spanja i thotë lamtumirë “nëntëshes false”. Është diçka që mund të funksionojë në disa raste, por nuk mund të shndërrohet në sistem. Prania e një sulmuesi është thelbësore.

Posedimi i topit? Kur nuk shoqërohet me shpejtësi, nuk është produktiv. Futbolli i Pep Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Por le të kujtojmë se Barcelona atëherë kishte yje si Mesi apo Iniesta në maksimumin e tyre për të zbatuar planin”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button