Fabio Karvaljo, edhe zyrtarisht firmos për Liverpullin

Fabio Karvaljo tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Liverpullit. Talenti portugez kaloi nga Fulhami te “The Reds”, ku u ka kushtuar drejtuesve të Liverpullit rreth 10 milionë euro. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet gjithashtu se lojtari do të mbajë veshur fanellën me numër 28-të.

“Fabio Carvalho është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Liverpullit, pasi përfundoi lëvizjen e tij në Qendrën Stërvitore AXA. Portugezi U21 u bashkua me Reds më 1 korrik pas një sezoni përparimtar 2021/22, gjatë së cilës ai ishte një figurë kyçe në promovimin e Fulhamit përsëri në ligën më të mirë”, thuhet në njoftimin.

Karvaljo kontribuoi me 10 gola dhe tetë asistime teksa Fulhami fitoi “Championship”-in sezonin e kaluar. Kështu, 19-vjeçari bashkohet me Darvin Nunjezin dhe Kalvin Remzi për të forcuar skuadrën e Jurgen Klopp këtë verë.

LEXO EDHE:

Back to top button