Fabris Tamba siguron triumfin për Shkëndijën ndaj Rabotniçkit
Shkëndija e mposhti Rabotniçkin në Tetovë me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e fundit të javës së 15-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Ekipi i Jeton Beqirit u rikthye në rrugët e fitoreve, ndërsa ekipi nga “Parku i Shkupit” vazhdoi me një seri negative të rezultateve. Ekipi vendas kaloi në epërsi në minutën e pestë. Trumçi bëri një pasim të shkëlqyer nga e djathta në zonën e penalltisë, ku Fabris Tamba goditi portën e Rabotniçkit me një gjuajtje të fortë.
Një gol i dytë mund të kishte pasuar në minutën e 25-të. Besart Ibraimi kaloi portierin Vasko Vasilev, por Jasmin Mecinoviç ndërhyri në kohë në vijën e portës dhe parandaloi një gol të sigurt. Rabotniçki pati një shans për të barazuar në minutën e 40-të, kur Demir Imeri gjuajti nga e djathta, por portieri Gaye ishte i sigurt dhe e priti për një goditje nga këndi. Shkëndija shkoi në pushim me një avantazh minimal.
Pas pushimit, “kuqezinjtë” e humbën ndjeshëm ritmin, gjë që u lejoi mysafirëve të shkonin drejt barazimit. Në minutën e 65-të, Florian Kadriu përfundoi një kundërsulm të rrezikshëm me një gjuajtje nga kufiri i zonës së penalltisë, por Gaye ishte përsëri në lartësinë e detyrës. Më pas Imeri kërcënoi me një goditje dënimi, por topi përfundoi në murin e gjallë.
Në minutën e 87-të, Florian Kadriu shënoi një gol, por ai u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Daley gjatë aksionit.
Me këto 3 pikë, skuadra e Shkëndijës forcon pozitën e tretë në rendititje e Ligës së Parë me 33 pikë, ose 6 më pak se lideri aktual Vardari dhe 5 nga Struga Trim Lum në vendin e dytë. Në anën tjetër Rabotniçki vazhdon që të mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë nga 15 javë të futbollit elitar.







