Sindikata kundërshton shpërndarjen e mjekëve: Rrezikohet stabiliteti i sistemit shëndetësor

Sindikata kundërshton shpërndarjen e mjekëve: Rrezikohet stabiliteti i sistemit shëndetësor

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Klinikat Universitare doli sot kundër paralajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë për shpërndarjen e stafit mjekësor, duke thënë se një veprim i tillë mund të cenojë stabilitetin e sistemit shëndetësor. Ata theksojnë se çdo riorganizim duhet të bazohet në sistematizim dhe në strategjinë kombëtare afatgjatë.

“Mendojmë se çdo shpërndarje dhe riorganizim e kuadrit duhet të bëhet në bazë të nevojave dhe sistematizimeve reale dhe strategjisë afatgjate kombëtare për zhvillimin e sistemit shëndetësor, por e gjithë kjo të realizohet kur do të bëhet integrimi i klinikave të kampusit Nënë Tereza, dhe në bazë të këtyre nevojave të bëhen shpërndarjet dhe riorganizimi i  kuadrit. Pra deri atëherë kjo është e pamundur dhe mund të mbingarkojë sistemin që veç më është i mbingarkuar”, tha Predrag Serafimovski,  kryetar i sindikatës.

Sindikata druan se shpërndarja e stafit mund të bëhet me ndikime politike

“Nuk ekziston mekanizëm i varur me të cilin do bëhej kontroll dhe do ishte transparent zgjedhja e kujt se ku do të dërgohet, që d.m.th se do të na garantonte se ajo nuk do të jetë në bazë personale, në nevoja lokale apo eventualisht në interesa partiake. Për momentin në sistemin shëndetësor nuk ka standarde të detyruara, pra nuk ka bazë reale për rishpërndarjen”, u shpreh Gordana Dimeska, mjeke.

Shpërndarjen e stafit mjekësor e paralajmëroi ministri i shëndetësisë Azir Aliu si riorganizim i sistemit shëndetësor. Sipas tij, në Klinikat ku ka më shumë mjekë sesa kërkohet, një pjesë e mjekëve do të transferohen në institucione tjera të vendit për të plotësuar mungesat e kuadrit mjekësor. Aliu madje paralajmëroi se nuk do të ketë punësime “paushallë”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button