Fabrizio Romano: Kumani do të vazhdojë me Barcelonën

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se trajneri Ronald Kuman do vazhdojë të jetë në stolin e Barcelonës. Presidenti Joan Laporta kishte dyshime për teknikun holandez, që ka edhe një vit kontratë të mbetur. Sidoqoftë, Romano ka njoftuar se agjentët e Kumanit kanë besimin se trajneri do qëndrojë në stolin e Barcelonës.

“Agjentët e Ronald Kumani kanë besimin që së shpejti do marrin dritën e gjelbër nga Barcelona për të qëndruar edhe një sezon tjetër si trajner i FCB. Kumani asnjëherë nuk planifikojë të largohet. Ai gjithashtu është i lumtur me transferimet e reja, Uajnaldum (marrëveshje e plotë) dhe Depaj (bisedimet vazhdojnë)”, shkroi ai.

Ndërkohë, nga Barcelona pritet që në këtë afat veror të largohen disa lojtarë.

LEXO EDHE:

Back to top button