Boksieri shqiptar Florian Marku ka konfirmuar se ndeshja e radhës do jetë për titull. Marku përmes një postimi në rrjetin e tij social, në Facebook ka bërë të ditur se do luftojë në 12 raunde. Mirëpo, Marku nuk e ka zbuluar emrin e kundërshtarit, i cili do mësohet ditët në vijim.
Postimi i plotë i Florian Marku:
“Pershendetje te gjitheve. Kemi lajme te mira Pregatitja ka filluar, ndeshja e rradhes do jete per Titull, 12 raunde me publik. Per kundeshtarin dhe daten do ju lajmeroj ditet ne vazhdim LETS GOOOO”, shkruhet në postim.
Kujtojmë, se Marku ende s’ka asnjë humbje të regjistruar.








