Fabrizio Romano: Paulo Fonseka zbarkon në Milano

Sipas Fabrizio Romano, AC Milan do të emërojë trajner të ri, atë të Lillë-s, Paulo Fonseka. Trajneri portugez do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me “kuqezinjtë” pasi vendosi të largohet nga stadium “Pierre Mauroy”.

Fonseka do të fitojë një pagë prej 2.5 milionë euro, raporton Romano. Marrëveshja mes tyre përfshin gjithashtu një klauzolë opsionale zgjatjeje, e cila mund të bëjë që kontrata e tij të zgjatet në tre vjet. /IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button