“Fair-Play Financiar”, apeli jep vendimin për Evertonin

Për një periudhë të gjatë, Evertoni akuzohej për shkelje të “Fair Play Financiar”. Pasi filluan akuzat, klubi anglez u dënua me zbritjen e 10 pikëve nga tabela. Klubi nga qyteti i Liverpullit sigurisht nuk qëndroi në heshtje dhe e apeloi këtë vendim.
Sot ka ardhur një vendim i ri. Apeli ka vendosur ditën e hënë se Everton do t’i hiqen vetëm gjashtë pikë, dhe jo dhjetë. Megjithatë, pritet edhe seanca e dytë e apelit për akuzat ndaj klubit anglez, seancë e cila do të mbahet pas disa javësh.