“Fair Play Financiar” largon Mbapen dhe hap rrugën për Mesin?!

Lionel Messi duket se ishte i qartë për qëndrimin në Barcelona, ​​por fakti që ai ende nuk ka nënshkruar një kontratë rinovimi, i ka dhënë shpresë klubeve të tjera për një transferim të mundshëm.

PSZH po mendon që të shtojë në skuadër një lojtar të kalibrit të Messit dhe së bashku me Nejmarin të luftojnë për të marrë Ligën e Kampionëve. Lajmin e përcjell “TodoFichajes”, edhe pse në mënyrë që të realizohet ky transferim atëherë do të duhej që Kilian Mbape dhe Real Madridi të arrijnë një marrëveshje së bashku, vetëm në këtë rast do të ishte i mundur nënshkrimi i argjentinasit.

E gjitha kjo ndodhë për arsye se “Fair Play Financiar” nuk do të lejonte që Mbape, Mesi dhe Nejmar të luajnë në një skuadër. Kujtojmë se PSZH, nëse do të arrinin një marrëveshje me Mesin, do ta nënshkruanin atë me kosto zero. Sipas mediave të ndryshme, të tilla si “Le Parisien”, në planifikimin e sezonit të ardhshëm, Leonardo (drejtori sportiv) ka përfshirë edhe Mesin në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button