Faktori ndërkombëtar reagoi në lidhje me sulmin në Zubin Potok

Faktori ndërkombëtar reagoi në lidhje me sulmin në Zubin Potok

Faktori ndërkombëtar reagoi lidhur me sulmin në Zubin Potok. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cenon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

“E dënoj sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që po lë pjesë të konsiderueshme të Kosovës pa furnizim më ujë”, tha në një reagim shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav.
Dakord me të ishte dhe i dërguari i BE-së në Beograd për negociatat e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi Lajçak në postimin e tij në X.

KFOR – misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – e dënoi sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe tha se është e rëndësishme gjetja e fakteve dhe sjellja para drejtësisë e personave përgjegjës.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dënoi ashpër sulmin ndaj “infrastrukturës kritike në Kosovë” pas dëmtimit të kanalit të ujit në veri dhe tha se SHBA-ja do ti ofrojë çdo mbështetje qeverisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button