Fali Ramadani ofron sulmuesin serb te Interi

Luka Joviq, me shumë gjasa do të largohet nga Real Madridi. Sipas gazetarit të mirënjohur për transferet në Seria A, Nikola Shira, sulmuesi serb është ofruar skuadrës së Interit. Sulmuesi serbi, sipas gazetarit Italian, është ofruar nga agjenti i tij, Fali Ramadani, në formë të huazimit. Përgjigjja nga Madridi ende nuk është zyrtarizuar, mirëpo në ditët në vijim pritet që të zbulohet më shumë detaje nga ky huazim.

Sipas situarës më të re të Reali, Joviq do të ketë vështirë që të fitojë statusin e futbollistit të ekipit të parë, andaj kjo e ka shtyrë që të mendojë për largim dhe huazim në një klub, ku do të ketë më shumë minuta të lojës në terrenin e gjelbër.

Sulmuesi serb erdhi te Reali në vitin 2019 nga Aintraht Frankfurti për 60 mln euro, mirëpo nuk u gjetë mirë në klubin madrilen, andaj pjesën pranverore e kaloi në huazim te skuadra gjermane.

LEXO EDHE:

Back to top button