Është një gjë e rrallë të shohësh aktorin kanadez Ryan Gosling dhe aktoren amerikano-kubane Eva Mendes së bashku në publik, dhe nëse vajzat e tyre janë me ta, atëherë është gjëja më e mirë që mund të ndodhë për fotografët paparaczo.

Aktori i njohur, i cili pak ditë më parë u nominua për Oscar për rolin e Kenit në filmin “Barbie”, prej vitesh është i martuar me kolegen Eva Mendes.
Ata konsiderohen si një çift misterioz që nuk dihet as kur kanë thënë “po-në” fatale.

Ata u panë dje në Santa Barbara me vajzat e tyre Esmeralda Amad dhe Amanda Lee dhe vazhdimisht ishin të relaksuar dhe duke u puthur.
Eva Mendes dhe Ryan Gosling për nominimet për Oscar
Ditët e fundit çifti ka qenë në sy të publikut pasi regjisorja e “Barbie” Greta Gerwig dhe Margot Robbie nuk ishin nominuar për Oscar dhe Gosling nuk e fshehu se sa i zhgënjyer ishte.

“Asnjë njohje nuk do të ishte e mundur në këtë film pa talentin, guximin dhe zgjuarsinë e tyre. Të them se jam i zhgënjyer që ata nuk u nominuan në kategoritë e tyre do të ishte një nënvlerësim. Puna e tyre duhet të përjetësohet me mirënjohje së bashku me kandidatët e tjerë shumë meritorë”, tha Gosling.










