Familjarët e viktimave të Koçanit me kërkesë për zgjidhje të plotë ligjore dhe llogaridhënie
Familjarët e viktimave të Koçanit me kërkesë për zgjidhje të plotë ligjore dhe llogaridhënie

Prindërit e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, përmes një deklarate me shkrim shprehin dhimbje të thellë, por edhe kërkesë të përbashkët dhe të qartë për zgjidhje të plotë ligjore dhe llogaridhënie nga të gjithë personat dhe institucionet e përfshira. Në letër thuhet se ata distancohen plotësisht nga manipulimi politik dhe mbledhja e pikëve politike nga çdo parti për këtë ngjarje, duke theksuar se e vetmja gjë që duan është të përcaktojnë nëse neglizhenca, keqpërdorimi apo veprimi i paligjshëm i dikujt çoi në këtë tragjedi. Prindërit theksojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me avokatë të shquar vendas dhe të huaj, të cilët do të ofrojnë mbështetje ligjore në të gjitha fazat e procesit, përfshirë edhe ngritjen e mundshme të lëndës para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Për të shtunën , në Koçan paralajmërohet protesta e re “Marsh për engjëjt”. /Alsat.mk