Fanella e Mesit shitet në ankand për 427 mijë euro

Adhuruesit e sportit kanë dëshira të llojllojshme për sa i përket yjeve të futbollit, ku më e çmueshme është fanella sportive. ‘Çmenduria’ e fundit kap shifrat prej 427 mijë e 680 euro, për fanellën me të cilën Lionel Mesi shënoi golin e 500-të me Barcelonën.

Kjo është fanella e famshme, të cilën ylli nga Rosario e hoqi dhe ua tregoi tifozëve të Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, kur Barcelona fitoi 3-2 në fund të ndeshjes, falë golit “in extremis” nga Mesi. Pronari i ri i asaj fanelle në rrjetet sociale quhet ‘anishfutbol’, ka qenë vetë ai që ka bërë publike blerjen e tij të re.

“Bëhet fjalë për koleksionin tim… Kjo fanellë, që Leo ka mbajtur në duar pasi vendosi klasiken me golin e 500-të, është e imja tashmë”, – ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

“Më e shenjta e gjërave të shenjta”, – e quajti pronari i ri i asaj fanelle të famshme.

Pra, fanella me numrin 10 ka tashmë një pronar të ri. Kjo klasike u luajt në vitin 2017 në kryeqytetin spanjoll. Messi nuk kishte ide më të mirë për të festuar golin e tij sesa t’ua tregonte “targën” (fanellën) tifozëve vendas, të cilët panë sesi rivali i tyre i madh i mundi me një gol të lojtarit më të mirë të historisë.

LEXO EDHE:

Back to top button