Fanella e tretë më e shtrenjtë e shitur në ankand të “Sotheby’s”

Fanella e LeBron Xhejmsit, e veshur gjatë gjysmës së parë të lojës së shtatë të finaleve të NBA 2013, u shit për 3.7 milionë dollarë, duke u bërë e treta më e shtrenjtë e shitur në ankand të Sotheby’s.
Është fanella më e shtrenjtë e Lebron Xhejmsit e veshur në lojë, por është poshtë asaj të finaleve të NBA në 1998-ës të Majkëll Xhordanit që u shit për 10.91 milionë dollarë dhe “Hand of God” të Diego Maradona, që kapi shifrat prej 9.28 milionë dollarë.
Në natën që Xhejms veshi këtë fanellë, ai shënoi 37 pikë, 12 kërcime dhe kishte 4 asiste, teksa Majami Hit eliminoi San Antonio Spurs, në ndeshjen e shtatë.