Fanella me numrin “21”, më e kërkuara në Romë

Sipas mediave italiane, shitja e fanellës së Romës, me numrin 21 dhe mbiemrin Dibala, ka befasuar të gjithë në Itali.

Në dyqanet e specializuara për fanellat sportive, punonjësit vulosin vazhdimisht fanellën me emrin e Dibala-s dhe numrin 21, ndërsa sipas mediave italiane, shitja ka arritur nivelin e shitjes së fanellës së Juventusit me emrin e Ronaldos nga viti 2018.

Atë kohë brenda një dite, “Zonja e Vjetër” konfirmoi të ardhura prej 60 mln euro. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se 15 për qind nga shitja e fanellave shkon në arkën e klubit dhe skuadra e Romës që tani ka arkëtuar një shumë të majme për transferimin e argjentinasit.

LEXO EDHE:

Back to top button