Kuvendi nuk ka kuorum, Xhaferi “qorton” deputetët: Nëse s’jeni për punë shkoni në shtëpi

Kuvendi nuk ka kuorum, Xhaferi “qorton” deputetët: Nëse s’jeni për punë shkoni në shtëpi

Gazetar: Adrian Kerimi

Kuvendi as sot nuk kishte kushte pune. Në seancën e 71-të përveç se filloi me një orë vonesë, nuk u votua asnjë raport, propozim-ligj apo informacion. Deri në pushimin e parë nuk u shqyrtua as interpelanca kundër kryetares së Komisionit për Sistem Politik, shkruan Alsat.

Opozita maqedonase dyshon se kreu i Kuvendit është i shantazhuar për të arritur me çdo kusht në pikën për emërimin e nënkryetarit të Kuvendit. Deputetja Eli Panova akuzoi kreun e Kuvendit se me diskutimin e pikave dhe mos vendosjen e tyre në votim për shkak të mungesës së 61 votave, bën shkelje procedurale.

“Kryetari i Kuvendit përsëri sot bëri shkelje duke hapur këtë seancë. Për fillimin e seancën duhej që si pikë e parë të shqyrtohej raporti vjetor i Avokatit të Popullit, pastaj raporti i Këshillit Gjyqësorë, Raporti i Komisionit për parandalimin e korrupsionit. As gjyqësori nuk u interes, as avokati i popullit dhe as lufta kundër korrupsionit. Vetëm korrupsioni u intereson”, tha Eli Panova, Deptuete e VMRO-DPMNE-së.

Xhaferi hodhi poshtë akuzat duke i kërkuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së që në rast se nuk janë për punë, le të shkojnë në shtëpi.

“Shantazh është kjo, vini nënshkruheni, merrni harxhime rrugore dhe më flisni për imazhin e shtetit. Dilni jashtë nëse doni dhe nëse keni vendosur të shkoni në shtëpi”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Mungesa e kuorumit për punë javën e kaluar bëri që Xhaferi të kërcënohet e shpërndarjen e Kuvendit. Në koordinimin e mbajtur me liderët e partive politike, respektivisht të shumicës parlamentare u tha se dilemat rreth pushtetit ekzekutiv duhet zgjidhur jashtë Kuvendit dhe jo duke bojkotuar mbledhjet e ligjvënësit, por duke mos potencuar konkretisht cilët deputet të shumicës parlamentare pamundësuan kuorum për punë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button