LSDM: Mickoski në Budapest për të marr instruksione nga Gruevski

LSDM: Mickoski në Budapest për të marr instruksione nga Gruevski

Pasi VMRO-DPMNE-ja njoftoi se lideri i saj Hristijan Mickoski qëndron në Budapest, ka reaguar LSDM, duke theksuar se qëllimi i vizitës me siguri është marrja e instruksioneve nga ish kryeministri Nikolla Gruevski për referendumin. Nga VMRO njoftuan se Mickoski së bashku me nënkryetarin e partisë, Nikollovski në Budapest është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Sot e pamë që Mickoski është sërish në Budapest, me siguri për të marrë instruksione nga mentori i tij politik Gruevski, me të vetmin qëllim se si të sillet në këtë moment lidhur me kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apasiev nuk ia arritën qëllimeve të tyre, dështuan gënjeshtrat dhe skenarët e errët të tyre. Tani janë të izoluar në përpjekjet për të krijuar pengesa të reja në rrugën evropiane të shtetit”, deklaroi Martin Kostovski, LSDM. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button