Fatih Ismaili: Çdo ndeshje është si një finale për ne

Sot do të zhvillohet përballja në mes Striga Trim Lum dhe FC Shkupit, e vlevshme për javën e 24-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Kundërshtar i liderit të tabelës është skuadra e Strugës Trim Lum, e cila në këtë ndeshje kërkon hakmarrje për humbjen e lartë në përballjen e fundit. Në nëntor, skuadra nga Çairi festoi në shtëpi me rezultat bindës 4-0. Shkupi për këtë ndeshje do të jetë më i fortë për Fatih Ismailin, i cili është i lumtur që ka kaluar lëndimet dhe kthehet në formacionin e Sedloskit.

“Ne do të shkojmë për fitore në Strugë dhe kjo nuk po diskutohet. Kemi punuar vazhdimisht dhe jemi të përgatitur maksimalisht për sfidat e radhës. E kemi thënë disa herë se çdo ndeshje do të jetë finale. Struga ka një ekip të mirë me lojtarë të mirë, por ne jemi Shkupi dhe shkojmë në Strugë për të fituar.

Jam i lumtur që jam rikthyer me disa lëndime dhe shpresoj ta ndihmoj skuadrën në këto ndeshje të mbetura”, tha qendërmbrojtësi shkupjan.

 

Bojku: E njohim mirë kundërshtarin tonë

 

Ndërkohë Besmir Bojku mendon se do të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën e tij, ndaj favoritit të madh për titull këtë vit.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një prej skuadrave që është në formë të shkëlqyer. “Ditëve të kaluara i kemi analizuar pikat e forta dhe shpresojmë që me sukses t’i parandalojmë dhe në fund të dalim fitues të garës”, tha Bojku.

 

Struga Trim Lum aktualisht është në vendin e tetë në tabelën e PMFL-së, me gjithsej 30 pikë. Sfida në mes Struga Trim Lum dhe FC Shkupit, do të nis në orën 15.00.

LEXO EDHE:

Back to top button