Golden Stejt humb lojtarin kyç deri në “play off”

Basketbollisti i Golden Stejt Uarriors, Stefon Kerri, i dëmtuar një ditë më parë në ndeshjen ndaj Boston, do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të papërcaktuar. Stafi mjekësor ka konfirmuar se ylli i NBA-së, ka pësuar një ndryshje të ligamenteve të këmbës së majtë.

Skuadra e Golden Stejtit shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin para datës 16 prill, kur nis faza “play off”. Gjithsesi, diçka më e saktë do të mësohet pas ekzaminimeve të tjera mjekësore që Kerri të kryejë.

Kerri, 34 vjeç, u dëmtua gjatë një kontakti me Markus Smart, doli nga fusha duke ecur me ngadalë dhe nuk luajti më.  Një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Golden Stejtit, që humbet lojtarin e saj më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button