Fatma Uruk, tre rekorde bote në 3 ditë!

Fatma Uruk, zhytësja nga Turqia, vendosi 3 rekorde bote brenda 3 ditëve. Ajo në Jukatan në Meksiko, vendosi rekordin e parë në kategorinë “zhytje pa mjete ndihmëse”, duke shkuar në 72 metra, ndërsa në kthimin e saj në sipërfaqe u ngjit me mjete ndihmëse. Më parë ky ekord ishte në pronë të Derje Xhan, e cila zbriti deri më 70 metra nën ujë.

Në ditën e dytë, Uruk, vendosi rekord të ri në kategorinë “zhytje me pendë”, duke shkuar deri në 67 metra dhe duke tejkaluar rekordin e Olga Davidovës që ishte 65 metra.

Rekordi i tretë ishte në kategorinë “pesha e ndryshueshme pa pendë” duke arritur thellësi prej 77 metra. Uruk , jo vetëm që përmirësoi rekordin e saj personal, por edhe tejkaloi rekordin në konkurencën e meshkujve nga 76 metra, të vendosur nga italiani Mikele Tomaside.

LEXO EDHE:

Back to top button