Fauci: Situata e koronavirusit në SHBA, tepër serioze dhe sfiduese

Duke folur për pandeminë, eksperti kryesor i sëmundjeve Infektive në SHBA është shprehur se situata epidemiologjike në vend nuk është fare e mirë. Dr. Fauci u shpreh se rritja e rasteve me koronavirus është serioze.

“Situata nuk është e mirë në këto momente,” tha Fauci në një event të organizuar nga Chatham House.

“Nëse shikoni shifrat, të dhënat flasin, dhe të dhënat na thonë se tashmë jemi në një situate të vështirë sfiduese.”

Sipas Fauci-t, më shumë se 40 nga 50 shtete të SHBA janë aktualisht duke regjistruar një rritje të rasteve, ndërsa shtoi se më shumë se 10.4 milionë persona janë konfirmuar pozitivë.

Anthony Fauci është përplasur shpesh me presidentin amerikan Donald Trump, i cili urdhëroi rihapjen e ekonomisë në muajt e verës. Eksperti shtoi se roli i tij nuk do të ndryshojë as nën presidencën e Joe Biden, i cili pritet të kalojë në Shtëpinë e Bardhë në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button