Maqedonia me formacionin 3-5-2

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, sonte në Tbilisi do të zhvillojë sfidën historike, për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2021, kur përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë. Favorit në letër shihet kombëtarja e vendase, mirëpo për shkak të ndalesës së spektatorëve në stadium, rritën edhe gjasat e Maqedonisë. Kjo e fundit, sipas drejtuesve të FFM-së, do të premion në vlerë prej 3 milion euro si motiv shtesë për futbollistët që të kërkojnë fitoren dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian. Motiv shtesë për futbollistët e Maqedonisë është edhe paralajmërimi i paraqitjes së Arian Ademit për këtë përballje, edhe pse disa ditë më parë ishte gati lajm i konfimuar për mungesën e tij. Ndërkohë sa i përket formacionit fillestar, Angelovski do të vazhdojë me traditën e vjetër dhe do të rreshtojë ekipin në formacionin 3-5-2.

Trajneri Angelovski caktoi foramcionin e parë për këtë përballje. Në portë do të jetë Dimitrievski, para mbrojtësit Musliu, Bejtullai dhe Velkovski. Në krahet do të jenë Alsioski dhe Ristovsk. Në mesfushë do të rreshtohen Nikollov dhe Ademi, ndërsa në sulm do do të jenë Pandev, Elmas dhe Nestorovski.

Ndeshja Gjeorgji – Maqedoni, do të zhvillohet në stadiumin “Dinamo Arena”, me fillim në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button