Shqipëri, 410 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri  ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit ku vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja pozitivë me COVID-19.

Kështu në 24 orë janë testuar pozitivë 410 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 8 pacientë.

Numri i i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri ka shkuar në 26,211, ndërsa ai i viktimave në 598.

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 2,044 testime.

LEXO EDHE:

Back to top button