Favoritët pa vështirësi, Pelisteri shënon 9 gola!

Sot u zhvilluan përballjet e raundit të para eliminator në Kupën e Maqedonisë në futboll. Skuadra favorite nuk kishin shumë vështirësi për të avancuar në rundin e ardhshëm. Struga Trim Lum në transfertë, me 2-0 mundi Sasën, Rabotniçki demoloi skuadrën e Slloga Vinicë me 3-0.

Me të njëjtin rezultat Makedonija Gjorçe Petrov, poashtu në transfertë, mundi Detonit Xhuniorin, ndërsa fitoren më bindëse e shënuan skuadrat e Renovës dhe Pelisterit. Skuadra nga Xhepçishti mundi Gostivarin me 4-0, ndërsa skuadra nga Manastiri shënoi 9 gola në rrjetën e Lubotenit.

Në mesin e 16 ekipeve u kualifikuan edhe Tikveshi, Ohri dhe Vardari.

LEXO EDHE:

Back to top button