Fazli nga BDI flet për koncertin prej 100 mijë eurove të kësaj partie

Fazli nga BDI flet për koncertin prej 100 mijë eurove të kësaj partie

Bedri Fazli nga BDI, në Magazina Ekonomike në Alsat ka folur edhe në lidhje me 100 mijë eurot që partia e tij do t’i shpenzojë për një koncert.

Ai nuk ka dhënë informacione shtesë në lidhje me paratë, derisa ka thënë se nuk e di sa është ajo shumë.

“Unë këtë informacion nuk e kam se sa do të kushtojë manifestimi i BDI-së, por një është fakt se BDI, feston 20-vjetorin e saj në skenën politike në vendin tonë, dhe i keni parë edhe reklamat që shkojnë se qytetarët janë të kënaqur me veprimin tonë politik”, ka thënë Fazli.

Tutje autori i emisionit Ile Petrevski e ka pyetur Fazlin se “ato para nuk janë të buxhetit shtetëror, sigurisht kanë ndonjë fond të tyre. Ato janë para partiake, pse duhet të shpenzohen për një gjë të tillë?”

“Nuk e di sa është ajo shumë”, ishte përgjigja e vetme e Fazlit./ Alsat.mk

LEXO EDHE: 100 mijë euro në kohë krize për ‘party’ – Del lista, ja sa do të paguhen këngëtarët në koncertin e BDI-së

LEXO EDHE:

Back to top button